Loading…

Ministria e Kulturës marrëveshje bashkëpunimi me Aleancën Franceze

  • 02/03/2019 | 13:08

Ministria e Kulturës marrëveshje bashkëpunimi me Aleancën Franceze

Vlerat kulturore evropiane e me theks ato franceze, janë në interes të MKRS-së që të promovohen në Kosovë.


Sot nënshkrova marrëveshje bashkëpunimi me Aleancën Franceze të Prishtinës me qëllim të mbështetjes financiare të projekteve që kanë të bëjnë me promovimin e Frankofonisë në Kosovë, tashmë pas avancimit të statusit të Kosovës si anëtare e asocuar në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF).

Duke e pasur parasysh kontributin e Republikës së Francës e cila ka dhënë për shtetndërtimin e Kosovës si një shtet mik dhe partner strategjik i Kosovës, promovimin e Frankofonisë në vendin tonë e shohim në këtë prizëm.

Nëpërmjet kësaj marrëveshje ne do të mundohemi që sadopak t’i japim një nxitje të mëtejme promovimit të Frankofonisë me projekte konkrete dhe të cilat do të jenë në dobi dhe përçimin e vlerave të mirëfillta kulturore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë