Loading…

Ministria e Kulturës themelon çmim të veçantë për personalitet

  • 14/03/2017 | 16:12

Ministria e Kulturës themelon çmim të  veçantë për personalitet

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka themeluar një çmim të veçantë për personalitet.


Ky çimim u dedikohet atyre të cilët, me veprën e tyre, kanë ushtruar një ndikim esencial në emancipimin e shoqërisë, ngritjen dhe vetëdijesimin e përgjithshëm për vlerat emancipuese, me theks të veçantë, përmes fushës së letërsisë, duke ndikuar kështu në njohjen e saj në përmasa ndërkombëtare.

Çmimin në fjalë mban emrin “Letërsia Shqipe” ndërsa vlera monetare e këtij Çmimi është 10 mijë euro dhe u jepet personaliteteve, shtetas të Republikës së Kosovës, Shqipërisë apo ndonjë shteti tjetër, që kanë dhënë kontribut të çmuar për letërsinë shqipe.

Ky çmim, sipas Rregullores, jepet nga ministri, në bashkëpunim me Këshillin e Librit.

Ministri Kujtim Shala e vlerësoi këtë çmim si një ndihmesë për pranimin, njohjen dhe afrimin e mëtejmë të letërsisë shqipe, dhe shtoi se një çmim dhe vlerësim i tillë i ka munguar letërsisë shqiptare./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë