Loading…
Ministria e Mjedisit investon 75 mijë euro për ujësjellësin në 28 fshatra të Gjakovës
  • 12/09/2019 | 15:22

Ministria e Mjedisit investon 75 mijë euro për ujësjellësin në 28 fshatra të Gjakovës

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi dhe kryeshefi i Kompanisë rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Ismet Ahmeti, kanë nënshkruar memorandum të bashkëpunimit për realizimin projekteve që financohen nga MMPH-ja.


Matoshi tha se MMPH-ja investon edhe 75 mijë euro për ujësjellësin në 28 fshatra të Gjakovës, transmeton Klan Kosova.

“Sot me kryeshefin KRU ‘Gjakova’ nënshkruam një memorandum bashkëpunimi për vazhdimin e ndërtimit të ujësjellësit për 28 fshatra”.

“Vjet kemi investuar më 200 mijë euro, këtë vit 75 mijë euro përmes këtij memorandumi. Uroj që ky investim të përfundoj në kohë, jam i lumtur që po nënshkruhet ky memorandum”.

Ismet Ahmeti, kryeshef i kompanisë rajonale të ujësjellësit “Gjakova”, tha se me këtë projekt banorët e këtyre fshatrave nuk do të kenë më probleme me ujë të pijshëm.

“E falënderoj ministrin për të gjitha që i ka bë deri më tani më herët me 200 mijë euro dhe tash me 75 mijë euro. Këtë vit qytetarët kanë me qenë me ujë të pijshëm”.

“Është një projekt madhështor komuna e Gjakovës asnjëherë nuk ka pas kësi projekti po shkon ky projekt në bjeshkë me 10 kilometra, prandaj e falënderoj ministrin”, ka thënë Ahmeti./EO/

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë