Ministri i Punës dhe Mirëqenies sociale, Arban Abrashi ka nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi për ndërtimin e shtëpive për familjet pa strehim në Komunën e Gjilanit.
“Shtëpi për familjet pa banim adekuat. Së bashku me kryetarin Lutfi Haziri, nënshkruam marrëveshje bashkëfinancimi për ndërtimin e shtëpive për familjet pa strehim adekuat në Komunën e Gjilanit”, ka bërë të ditur Ministri.
“MPMS në kuadër ka përkrahur shumë komunat, dhe këtë vit presim që rreth 100 familje të pranojnë banesat e shtëpitë e tyre të reja”, ka shkruar Abrashi në rrjetin social Facebook, përcjell gazetametro.net