Loading…

Ministria e Shëndetësisë blen dorëza 53 centë në vend se 2 centë

  • 06/12/2016 | 08:34

Ministria e Shëndetësisë blen dorëza 53 centë në vend se 2 centë

Ministria e Shëndetësisë ka disa muaj që po i furnizon institucionet shëndetësore me dorëza sterile në vend të atyre për një përdorim.

Dallimi në çmim është i madh. Përderisa dorëzat për një përdorim kushtojnë 0.02 centë, dorëzat sterile kushtojnë 0.53 centë. Brenda një viti në sistemin publik spitalor të Kosovës shpenzohen rreth 4 milionë palë dorëza që blihen me çmim 0.02 centë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) e fajëson Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa ministria nuk jep përgjigje të qartë pse po blihen dorëzat e shtrenjta.

Ministria e Shëndetësisë ka rreth gjashtë muaj që nuk i ka furnizuar në mënyrë të rregullt spitalet me dorëza për një përdorim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë