Loading…

Ministria e Shëndetësisë deklarohet rreth masave të lëvizjes në ditën e Bajramit

  • 23/05/2020 | 17:49

Ministria e Shëndetësisë deklarohet rreth masave të lëvizjes në ditën e Bajramit

Përveç faljes së namazit të Fitër Bajramit në xhami, gjatë ditës së nesërme nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe myftiu Naim Tërnava, është kërkuar të mos ketë as vizita familjare tradicionale për shkak të pandemisë Covid-19, shkruan Gazeta Metro.


Ndërkaq, lidhur me masat e lëvizjes së lirë gjatë ditës së nesërme, Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për Gazetën Metro thonë se për këtë festë, nuk do të ketë ndryshim në masat e lëvizjes, ato të cilat janë në fuqi deri më sot, do të vazhdojnë të zbatohen edhe gjatë ditës së nesërme.

“Festën e Bajramit të Madh është ditë festive dhe aludimi në masa të tjera përveç atyre që janë në fuqi dhe që vlejnë për të gjithë nuk është i drejtë”.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Bashkësia Islame e Kosovës kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme duke bashkëpunuar me qëllim që ky muaj të kalojë në shenjë të përkushtimit për ruajtjen e shëndetit të njërit-tjetrit dhe në zbatim të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike lidhur me pandeminë  Covid-19”, thuhet në përgjigjen e MSH’së dhënë Metros.

Tutje nga kjo ministri thuhet se presin që besimtarët të tregohen korrekt në lidhje me rekomandimet ashtu siç janë treguar gjatë tërë muajit.

“Besimtarët e kanë dëshmuar përkushtimin e tyre gjatë  gjithë muajit për t’i zbatuar me korrektësinë më të lartë të rekomandimeve dhe MSH-ja beson se një mënyrë e këtillë e manifestimit të besimit do të tregohet edhe gjatë festës së Bajramit të Madh, për të cilën besimtarët janë udhëzuar gjithashtu, edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës që të manifestojnë respekt dhe kujdes duke u shmangur situata që ekspozojnë qytetarin para një rreziku siç është Covid-19”.

“Me shpresën se festimet e tjera do të shënohen sipas traditës dhe në kushte më të mira, MSH i uron të gjithë  qytetarët e besimit islam për festën e Bajramit të Madh”, ka përfunduar Ministria e Shëndetësisë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë