Loading…

Ministria e shëndetësisë më në fund zgjidh problemin në lidhje me diabetikët

  • 02/05/2018 | 15:46

Ministria e shëndetësisë më në fund zgjidh problemin në lidhje me diabetikët

Problemi me insulina analoge duket që ka nisur të stabilizohet.

Kjo pasi sot 30.000 njësi të Insulinës Analogu kanë arritur në Ministrinë e Shëndetësisë e që pritet të shpërndahet nëpër Qendrat Klinike të Mjekësisë Familjare dhe pacientëve insulinë-vartës.

Zyrtarë për informim nga MSH-ja për Indeksonline kanë bërë të ditur se kjo sasi e insulinave është pranuar gjatë ditës së sotme, ndërsa pritet edhe arritje të sasive të tjera, derisa gjendja me insulinë të stabilizohet.

“Gjatë ditës së sotme MSh ka pranuar 30 000 njësi të tjera te Insulinës Analoge, e cila do t’u shpërndahet QKMF-ve dhe pacienteve insulinë-vartës. Ditë më parë MSH ka shpërndarë edhe 14 000 njësi të tjera te Insulinës analoge, derisa sasi të tjera pritet të arrijnë ditëve në vijim, ashtu që në pjesën e parë të këtij muaji furnizime me insuline te stabilizohet” , kanë thënë zyrtarë për informim në ministri.

Në mars, QKMF-ja në Prishtinë ka ndarë insulinat në sasi të kufizuar. Vetëm 2-3 ditët e para ato janë shpërndarë në sasi të nevojshme për personat me diabet, ndërsa më pas numri i tyre është ndarë përgjysmë, përcjell indeksonline.

MSh deri më tani nuk ka pasur problem me shpërndarjen e insulinave humane.

“Ministria e Shëndetësisë gjatë muajt mars të këtij viti, për shkak të sasisë së vogël të insulinës analoge, ka qenë e detyruar për të bërë furnizime në sasi të kufizuara, derisa insulinat humane janë shpërndarë sipas kërkesave të institucioneve”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë