Loading…

Ministria e Shëndetësisë publikon listën e personave që do të marrin nesër dozën e dytë të vaksinës në Prishtinë

  • 08/06/2021 | 16:02

Ministria e Shëndetësisë publikon listën e personave që do të marrin nesër dozën e dytë të vaksinës në Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka ftuar qytetarët të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 AstraZeneca me 31 mars dhe ata që e kanë marrë vaksinën Pfizer më 12 maj, të paraqiten nesër në sallën “1 Tetori” në Prishtinë për marrjen e dozës së dytë të vaksinës, transmeton Gazeta Metro.


MSh ka publikuar edhe listën e qytetarëve që do të vaksinohen nesër me dozën e dytë.

Njoftimi i plotë:

Ftohen qytetarët e listës në vijim, të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 AstraZeneca me datën 31.03.2021 dhe Pfizer me datën 12.05.2021, që nesër, e mërkurë, 9 qershor 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori”për  marrjen e dozës së dytë, sipas termineve të caktuara në listën e bashkëngjitur në linkun më poshtë.

Qytetarët që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë sipas datave të lartëpërmendura, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, për tu vaksinuar me dozën e dytë.

Luten të ftuarit që t’i respektojnë terminet sipas listës!

https://msh.rks-gov.net/…/njoftim-rreth-vaksinimit…/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë