Loading…

Ministria: Shokuese fotot e drejtorit të ‘Don Boskos’

  • 16/02/2017 | 20:20

Ministria: Shokuese fotot e drejtorit të ‘Don Boskos’

Ministria e Arsimit është shprehur e tronditur nga fotografitë e drejtorit të qendrës arsimore “Don Bosko”, Don Izidor Llukiqi.

Don Izidor Lukiq, drejtor i Qendrës Social Edukative “Don Bosko”, nuk ka hezituar të bëjë fotografi nën përqafimin e ngrohtë të vajzave të ndryshme.

Këto fotografi morën shumë komente negative, marrë parasysh se prifti Lukiq është drejtor i një shkolle të ulët të mesme.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, nën licencën e së cilës punon qendra “Don Bosko”, thonë se janë shokuar nga kjo ngjarje.“Marrja e masave do të jetë e pashmangshme”, thotë drejtori i Inspektoratit të Ministrisë.

Por një gjë të tillë e mohon protagonisti i fotografive, Don Izidor Lukiq. Ai thotë se është shumë i afërt me të gjithë nxënësit e tij dhe jo vetëm të gjinisë femërore.

Sipas tij, këto fotografi me tendencë i ka publikuar një ish-punonjës i shkollës, të cilit i ka skaduar kontrata e punës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë