Loading…

Ministria padit Komunën e Prishtinës për lejet ndërtimore në ‘Mati 1’

  • 29/08/2017 | 16:15

Ministria padit Komunën e Prishtinës për lejet ndërtimore në ‘Mati 1’

Janë rreth 105 leje të ndërtimit të lëshuara nga administrata e ish-Kryetarit Isa Mustafa dhe e kryetarit aktual, Shpend Ahmeti, në lagjen ‘Mati 1’ të Prishtinës, të cilat sipas Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor janë bërë kundërligjshëm. Megjithëkëtë gjykatat ende nuk kanë marrë asnjë masë ndaj ndërtuesve, pasi që të gjithë investitorët që janë pajisur me leje po punojnë.


Plani rregullues i lagjes ‘Mati 1’  i miratuar në vitin 2011 në Kuvendin Komunal të Prishtinës, është i jashtëligjshëm dhe si i tillë nuk bën të zbatohet në terren. Andaj, të gjitha lejet ndërtimore të dhëna në këtë zonë duhet të anulohen. Kështu ka konsideruar MMPH-ja lidhur me disa ndërtime që kanë nisur kohëve të fundit, por edhe ato të cilat janë bërë pas vitit 2011. Por, në atë zonë po ndodhin ende ndërtime të rrokaqiejve me lejen e Komunës së Prishtinës.

Bajram Kadriu, zyrtar i lartë për komunikim me publikun MMPH ka thënë se Ministria ka ngritur padi për hapjen e Konfliktit Administrativ, në Gjykatën Themelore në Prishtinë pasi që Komuna nuk e ka zbatuar rekomandimet e ministrisë të cilat bien ndesh me ligjin lidhur ndërtimet në lagjen Mati 1.

“MMPH, ka ngritur padi për hapjen e Konfliktit Administrativ, në Gjykatën Themelore në Prishtinë-departamenti për çështje administrative,  datë 17.05.2017, përkitazi me ligjshmërinë e Vendimit Nr.01.Nr.031-1678, datë 20.07.2011, të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ndryshimit dhe Plotësimit të Vendimit të Planit Rregullues të lagjes “Mati 1”, Prishtinë, pasi që MMPH dhe Komisioni i përbashkët MMPH-MAPL, për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së akteve të kuvendeve komunale, ka vepruar me kohë lidhur me këtë çështje dhe përkundër kësaj Komuna e Prishtinës, nuk ka zbatuar rekomkandimet e kërkuara nga ajo”, tha Kadriu për lajmi.

MMPH-ja që në vitin 2013 ka konsideruar që Plani i plotësuar dhe ndryshuar për lagjen “Mati 1” ishte bërë në kundërshtim më disa dispozita ligjore dhe me Ligjin për Planifkim Hpasionrë, andaj kishte kërkuar që Drejtoria e Urbanizmit të pezullojë lejet dhe Kuvendi Komunal të rregullojë shkeljet.

Por, që nga viti 2012 e deri më sot leje të lëshuara nga administrata e Shpend Ahmetit dhe e Isa Mustafës janë rreth 110 në leje vetëm në lagjen “Mati 1” të cilat kanë të bëjnë më ndermin e objekt shumëbanesor-afarist dhe të cilat janë lëshuar në bazë të Planit Rregullues të reviduar në vitin 2011.  Në vitin 2017 janë lëshuar 7 leje, në vitin 2016, 22 leje, në vitin 2015 janë lëshuar 24 leje, në vitin 2014  janë  lëshuar 11 leje, në vitin 2013 janë leshur 26, dhe në vitin 2012 janë lëshuar 15 leje.

“Me rastin e inspektimit të datës 21.01.2013 nga ana e Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit me nr .ref 013-INS-RR-17-P-02, i njëjti ka nxjerr vendim me të cilin urdhërorët Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës dhe Kuvendin Komunal, që vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e Planit Rregullues Urban “Marti1”, i miratuar nga Kuvendi Komunal me datë 20.07.2011, të anulohet pasi që i njëjti është në kundërshtim me Ligjin NRRR 2003/14 për Planifikim Hapësinorë dhe aktet tjera nënligjore të dala nga ky ligj. Po ashtu, urdhërohet Drejtoria e Urbanizimit që të anulojë të gjitha vendimet e lëshuara për leje ndërtimore në parcelat kadastrale të përfshira në bazë të vendimit të plotësim ndryshimit të këtij plani”, thuhet në një përgjigje për lajmi.net të MMPH-së e që e njëjta i është dhenë edhe banorëve të lagjes “Marti1”, pasi që kanë dashur të dinë nëse punimet që po bëhen në një zonë në Rrugën B janë kundërligjore. Këtë përgjigje ministria ua kishte përcjell edhe një grupi të banorëve të cilët kundërshtoni ndërtimin e disa banesave në Rrugën B.

Ankesa e banorëve kanë të bëjnë lidhur me investimet e kompanisë “Partner-Dervisholli Ing”, kompani e cila është  pajisur me leje të ndërtimit për dy objekte shumë-banesore me datë 2 shkurt 2017, ndonëse, këto dy leje konsiderohen si më të rrezikshme ngase lejet janë lëshuar në brezin e gjelbër që parashihte Plani Rregullues i vitit 2010, ndërsa plani i reviduar i vitit 2011 (i kundërligjshëm për MMPH) e kishte kthyer atë zonë në ndërtimore.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmetri  ka deklaruar publikisht që, nëse Plani i lagjes “Mati 1” është i kundërligjshëm do të marrin masa dhe do t’i anulojnë të gjitha lejet e lëshuara. Prej ditës që kryetari i Prishtinës kishte deklaruar kështu, nuk e ka ndërmarrë asnjë hapë, që të paktën të ndërpresë punimet të cilat po ndodhin aktualisht. Megjithëkëtë, ai është pajtuar që këtë çështje ta zgjidh gjykata.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë