Loading…

Ministria publikon çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme, nafta lirohet për 1 cent kurse benzina për 2 cent

  • 06/07/2022 | 08:46

Ministria publikon çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme, nafta lirohet për 1 cent kurse benzina për 2 cent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar limitin për çmimet e karburanteve për 24 orët e ardhshme në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Sipas njoftimit të MINT, çmimi ka ndryshuar shumë pak nga 24 orët e kaluara.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.78 € për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.74 € për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 06/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës vendosi për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve. Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 centë për shitjet me shumicë.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i kishte dërguar letër Qeverisë së Kosovës me anë të së cilës kërkojnë që marzha të caktohet duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë