Loading…

Ministria tregon përfundimisht se kur do të dalin 100 eurot e Qeverisë për sektorin privat

  • 20/05/2022 | 11:30

Ministria tregon përfundimisht se kur do të dalin 100 eurot e Qeverisë për sektorin privat

Ministria e Financave e Kosovës ka treguar se gjatë javës së ardhshme pritet të ekzekutohen 100 eurot e Qeverisë për sektorin privat, transmeton Gazeta Metro.


Me anë të një komunikate për media, ministria ka treguar se gjatë javës së ardhshme do të bëhet shqyrtimi i mbi 300 mijë aplikacioneve të punëtorëve të sektorit privat dhe më pas do të dalin edhe mjetet.

Ndërkaq, sot është afati i fundit për të aplikuar për këtë masë.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se sot është afati i fundit për të aplikuar për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit. Aktualisht, mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për mbështetje financiare prej 100 Euro. Gjithashtu, vlen të theksohet se MFPT tashmë ka themeluar Komisionin Zbatues për vlerësimin e aplikacioneve dhe gjatë javës së ardhshme pritet të bëhet shqyrtimi i tyre dhe ekzekutimi i mjeteve”, thuhet në njoftim. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë