Loading…

Ministrja Ahmetaj nuk deklarohet nëse sivjet do të ketë liberalizim të vizave (Video)

  • 21/02/2017 | 21:34

Ministrja Ahmetaj nuk deklarohet nëse sivjet do të ketë liberalizim të vizave (Video)

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj gjatë një interviste në RTV Dukagjini, ka refuzuar të jap përgjigje nëse pret që të ketë liberalizim të vizave për kosovarët gjatë vitit 2017


Ahmetaj e vlerëson si pamaturi, të flitet me data, në këto rrethana.

“Është pamaturi të deklarohemi në data. Në vazhdimësi kemi deklaruar këtë muaj apo atë muaj, sepse dëshira e vullneti ka qenë shumë i madh. Por, kjo nuk varet nga ne”, tha ajo.

Ajo kujtoi edhe një herë, se që nga momenti i përmbushjes së kritereve, duhet edhe 6 muaj deri në lëvizje të lirë. Gjithashtu, ajo e përjashton mundësinë kategorikisht, që të ketë kritere shtesë për liberalizim.

Ministrja foli edhe për azilkërkuesit nga Kosova, për  të cilët tha se “aktualisht kemi një numër të vogël që po kërkojnë azil”.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Bruksel e sheh si të rëndësishme vazhdimin e funksionimit të minisrisë së Integrimeve.

https://www.youtube.com/watch?v=uaaR0x0w_Sc

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë