Loading…

Ministrja Bajrami jep lajmin e mirë për qytetarët që duan ta tërheqin 10 për qindëshin e Trustit

  • 02/07/2020 | 12:43

Ministrja Bajrami jep lajmin e mirë për qytetarët që duan ta tërheqin 10 për qindëshin e Trustit

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se tërheqja prej 10 për qind e kursimeve të Trustit duhet të implementohet sa më shpejt. Bajrami është shprehur se brenda disa javësh ose më shumë se një muaj mjetet do të mund të tërhiqen nga Trusti.

Ministrja Bajrami në Interaktiv mbrëmë ka shpjeguar edhe ligjin i cili është duke u hartuar që duhet të kalohet në Kuvend i cili u mundëson tërheqjen prej 10 për qind të kursimeve të qyetetarëve nga llogaria e tyre në Trust.

“Në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike, i cili është i votuar nga qeveria, masa 5 flet për stimulimin e kërkesës agregate që ka të bëjë me hapjen e trustit për 10% të kursimeve për secilin qytetar që ka llogari në Trust. Ne i kemi bërë thirrje BQK’së dhe Trustit dhe kjo duhet të implentohet sa më shpejt, tani është duke u hartuar një ligj horizontal i cili përmes parlamentit do të ndryshojë disa nene të ligjeve të caktuara, ky ligj do të jetë për një periudhë të caktuar të themi deri në dhjetor 2021.Me këtë ligj do të bëjmë ndryshimin e disa neneve për Ligjin e Pensioneve dhe qytetarëve do t’u krijohet mundësia që të tërheqin 10% të kursimeve të tyre jo më shumë”, ka thënë ajo.

Bajrami ka thënë se tërheqja prej 10 për qind është në baza vullnetare dhe llogaritet që 200 milionë euro të futen në ekonomi

“Situata pandemike e ka goditur secilin segment të shoqërisë, në buxhetin e rishikuar ne kemi minus 232 milionë euro të hyra të rregullta të buxhetit. Llogaritet që diku 200 milionë euro do të hyjnë në ekonomi, tani jemi në një krizë të tillë ku kemi rënie të hyrave të rregullta dhe remitancave.Kjo është në baza vullnetare, ata që duan të tërheqin është vetëm 10 për qind, kemi biseduar me Trustin dhe këto mjete ata i kanë të investuara në aksione nëpër tregjet ndërkombëtare”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka përmendur edhe afatin e mundshëm prej disa javëve, kur edhe do të mundësohet tërheqja e mjeteve nga Trusti nëse ky ligj kalon me procedurë më të shpejt në Kuvendin e Kosovës.

“Brenda një periudhe të shkurtër do ta dërgojmë Ligjin në Kuvend, nëse kemi përkrahje nga deputetët, dhe kjo do të bëhet brenda disa javësh ose më shumë se një muaj do të jemi në gjendje që të tërhiqen mjetet”, ka thënë ministrja e Financave.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë