Loading…

Ministrja Bajrami: Mbyllja totale do të ishte me pasoja katastrofale për bizneset

  • 14/10/2020 | 17:57

Ministrja Bajrami: Mbyllja totale do të ishte me pasoja katastrofale për bizneset

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka folur në emisionin Frontal të T7 për rimëkëmbjen ekonomike dhe ndihmën ndaj bizneseve.

E pyetur se si do të ndikonte një mbyllje totale për herë të dytë, nëse rastet me koronavirus do të shtohen, Bajrami tha se kjo do të shkaktonte pasoja të mëdha për bizneset.

“Kjo ndikon shumë keq, por jeta e qytetarëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Ne jemi ekonomi e vogël nga struktura…Një mbyllje tjetër totale do të ishte me pasoja katastrofale për ekonominë. Por nëse institucionet shëndetësore do të rekomandonin diçka të tillë, kjo nuk mund të injorohet as nga kryeministri as nga të tjerët”, ka thënë Bajrami.

Bajrami ka folur edhe për vaksinën anti-covid, për të cilën tha se institucionet kosovare do ta sigurojnë atë në bashkëpunim me Bankën Botërore.

“Vaksina sigurisht se do të kushtojë shtrenjtë, por përmes Bankës botërore do ta marrim me kredi dhe s’do ta kemi problemin e kostos”, ka deklaruar Bajrami.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë