Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se buxheti parasheh shpenzime më të larta se në vitin 2019, transmeton Gazeta Metro.
Ministrja Bajrami tha se për vitin 2021 shpenzimet për pagat do të jenë 650 milionë euro.
“Ekonomia është e vogël dhe jemi varur shumë nga financimet e jashtme që ti adresojmë kërkesat. Deri më tani janë ekzekutuar 245 milionë euro, jemi zotur të marrim disa reforma të energjisë së ripërtërishme. Buxheti kemi arrit që ta bëjmë sipas të gjitha parashikimeve, shpenzimet për pagat do të jenë 650 milionë”, tha Bajrami.
Kurse kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se buxheti për vitin 2021 do jetë 2.4 miliardë euro dhe se pagat e sektorit publik nuk do të preken.
Hoti pas mbledhjes së qeverisë ku u votua projektbuxheti për vitin 2021, u shpreh i kënaqur me të pasi që sipas tij e kthen ekonominë në gjendje më të mirë se në vitin 2019, kur ka qenë vit i zakonshëm i zhvillimeve ekonomike.
Ai tha se ky buxhet ka ndodhur me koordinimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe se shpenzimet kapitale do rriten në krahasim me vitin 2019.//gazetametro.net