Loading…

Ministrja e Arsimit paralajmëron rekrutimin e 20 inspektorëve të rinj

  • 02/10/2022 | 12:18

Ministrja e Arsimit paralajmëron rekrutimin e 20 inspektorëve të rinj

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se inspektorati i arsimit deri tash ka funksionuar me kapacitete shumë të limituara, me vetëm 30 inspektorë që mbulojnë tërë territorin e Kosovës.


Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se tashmë është votuar komisioni intervistues për rektrutimin e 20 inspektorëve dhe shumë shpejt do të hapet konkursi.

“Fokusi ynë është që rekrutimi të bëhet sipas 7 fushave të kurrikulës arsimore, duke plotësuar vendet e lira me kuadrin që e kemi në mungesë. Edhe për vitin e ardhshëm kemi planifikuar të pranojmë 20 inspektorë tjerë të arsimit”, ka shkruar Nagavci.

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë