Loading…

Ministrja e Jashtme Haradinaj-Stublla pezullon të gjitha ‘vendimet jolegjitime’ të Konjufcës

  • 11/07/2020 | 17:12

Ministrja e Jashtme Haradinaj-Stublla pezullon të gjitha ‘vendimet jolegjitime’ të Konjufcës

Ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se është e vendosur që gjatë këtij mandati përfundimisht të ketë rend dhe ligj, ajo gjithashtu ka njoftuar se me datën 30 qershor 2020 ka nxjerrë vendim për pezullimin 7 ditor të të gjitha vendimeve jolegjitime të marra nga ish-Ministri në detyrë, Glauk Konjufca, shkruan Gazeta Metro.


Haradinaj-Stublla ka thënë se krijuar Komisionin për vlerësimin dhe analizimin e të gjitha vendimeve të ish- Ministrit, duke i studiuar ato rast për rast.

Në të gjeturat e këtij komisioni dhe rekomandimet e tij, Haradinaj-Stublla ka thënë se kompetencat ligjore që asaj i takojnë ka nxjerr vendime të reja, duke përmbyllur fazën e parë të rotacionit në Shërbimin e Jashtëm.

Postimi i plotë:

E vendosur që gjatë këtij mandati, përfundimisht të ketë rend, të respektohen parimet ligjore në rotacionin e munguar të diplomatëve, dhe njëkohësisht të ruhet funksionaliteti i Shërbimit të Jashtëm, me datë 30 qershor 2020 kam nxjerrë vendim për pezullimin 7 ditor të të gjitha vendimeve jolegjitime të marra nga ish Ministri në detyrë.

Menjëherë kemi krijuar Komisionin për vlerësimin dhe analizimin e të gjitha vendimeve të ish Ministrit, duke i studiuar ato rast për rast. Bazuar në rekomandimet e këtij komisioni dhe në kompetencat e mia ligjore, kam nxjerrë vendime të reja, duke përmbyllur fazën e parë të rotacionit në Shërbimin e Jashtëm.

Pikërisht me synimin e realizimit të parimit ligjor të procesit të rotacionit “një në Shërbim, një në Ministri”, është vendosur që nga Misionet Diplomatike dhe Konsullore këtë vit të kthehen në MPJD pesëdhjetë (50) diplomatë të karrierës.

I gjithë procesi do të përfundoj për pak javë meqë kemi filluar edhe fazën e dytë të rotacionit, për të cilën Komisioni po vazhdon punën në propozimet, intervistimet dhe konsultimet për dërgimin në misione diplomatike dhe konsullore ata anëtarë të Shërbimit të Jashtëm që i plotësojnë kushtet për t’u dërguar në mision jashtë vendit.

Me këto vendime përveç kthimit të ligjshmërisë dhe parandalimit të defunksionalizimit të Shërbimit të Jashtëm, po ashtu kam qartësuar gjendjen juridike, e cila rrezikonte shkaktimin e dëmit eventual të pariparueshëm për MPJD-në.

Ritheksoj që asnjëherë, gjatë këtij procesi pjesë e vendimeve të pezulluara dhe vendimeve të nxjerra, NUK JANË vendimet e katërmbëdhjetë (14) konsujve të shkarkuar.

I falënderoj diplomatët që kthehen, për shërbimin dhe punën. Pres nga ta që gjithë eksperiencën e tyre në misionet jashtë vendit, t’a sjellin në MPJD, në mënyrë që ta vendosim në lartësinë e duhur, shërbimin dhe politikën e jashtme të shtetit tonë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë