Loading…

Ministrja e re serbe në Qeverinë e Kosovës fillon punën

  • 19/12/2016 | 15:50

Ministrja e re serbe në Qeverinë e Kosovës fillon punën

Ministrja e re serbe në Qeverinë e Kosovës, Mirjana Jevtic ka filluar të hënën punën në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.


Më këtë rast, Ministrja Jevtic, e shoqëruar nga Shefja e Stafit të Kryeministrit, Vlora Dumoshi, u prit nga Zëvendësministri i MAPL-së, Bajram Gecaj dhe Sekretarja e Përgjithshme e MAPL’së, Rozafa Ukimeraj. Emërimi i Jevtic në këtë pozitë qeveritare ka ngjallur regim tek serbët, në radhë të parë, pasi ajo vjen aty, pas shkarkimit të ministrit paraprak, Ljubomir Maric, dhe së dyti shkaku i disa fotografive të saj të postuara në rrjetet sociale.

Mediat serbe duke komentuar këto foto, kanë ngritur dyshimin nëse kjo ministre është e denjë për t’i përfaqësuar serbët lokal në qeverinë e Kosovës. /gazetametro.net

Mirjana Jevtic

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë