Loading…

Ministrja gjermane e Mbrojtjes nga Prishtina paralajmëron për ndikim rus dhe kinez në Ballkan

  • 02/12/2019 | 23:45

Ministrja gjermane e Mbrojtjes nga Prishtina paralajmëron për ndikim rus dhe kinez në Ballkan

Ministrja Gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, gjatë vizitës që i bëri Kosovës, nga këtu paralajmëroi për rritje të ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor, shkruan Gazeta Metro.


Politikanja nga Gjermania vizitoi trupat gjermane të KFOR’it në Kosovë.

“E dimë se i tërë rajoni vlerësohet me interes të veçantë nga Kina, por edhe nga Rusia”, ka thënë Kramp-Karrenbauer në Prishtinë nga baza e KFOR-it, raporton DW në gjuhën angleze.

DW shkruan se edhe format e ndikimit, siç janë ato të njohurat nga Shtetet Baltike, po vihen re.

Rusia, gjithnjë sipas DW’së, është po aq kritike për lidhjet e Baltikut me Perëndimin, sa është edhe për orientimin e mëparshëm të Kosovës drejt BE’së dhe NATO’s.

Kramp-Karrenbauer tha se KFOR’i nuk po kontribuon vetëm në zgjidhjen e konfliktit bazik në rajon, por edhe për t’ia mundësuar Kosovës të vendos të ardhmen e saj politike.

“Kjo korrespondon me mirëkuptimin tonë dhe me vlerat tona të sovranitetit politik të shteteve”, tha Kramp-Karrenbauer.

Ndryshe Kramp-Karrenbauer është lidere e partisë CDU në Gjermani e cila është një parti e qendrës së djathtë. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka qenë lidere e kësaj partie prej vitit 2000 deri në vitin 2018 kur ky post i kaloi pikërisht Kramp-Karrenbauerit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë