Loading…

Ministrja Haxhiu: Organizimi i Referendumit të Serbisë në Kosovë është shkelje e sovranitetit

  • 15/01/2022 | 11:00

Ministrja Haxhiu: Organizimi i Referendumit të Serbisë në Kosovë është shkelje e sovranitetit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përkrahur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të moslejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë duke thënë se organizimi i tij është shkelje e sovranitetit, shkruan Gazeta Metro.


Haxhiu ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se organizimi i referendumit të Serbisë në Kosovë është shkelje e sovraniteti dhe integritetit territorial.

Haxhiu ka thënë se qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë sikur në çdo shtet tjetër përmes postës dhe zyrës ndërlidhëse.

Këtu keni postimin e plotë.

“Republika e Kosovës është një shtet i pavarur dhe shtet sovran. Duke organizuar referendumin e Serbisë në Kosovë është shkelje e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial. Qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë sikur në çdo shtet tjetër mund të votojnë përmes postës apo në zyrën ndërlidhëse”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në Tëitter. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë