Loading…

Ministrja Hoxha nisë hetimet ndaj zyrtarëve të saj

  • 08/03/2017 | 19:03

Ministrja Hoxha nisë hetimet ndaj zyrtarëve të saj

Ministria e Drejtësisë njofton opinionin publik se pas publikimit të fotografive dhe shkrimeve në disa portale në të cilat shihen zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht Shërbimit Korrektues të Kosovës, në shoqëri me persona të dënuar më parë për vepra penale, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka urdhëruar menjëherë inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë të bëjë inspektim të këtij rasti, respektivisht pretendimeve te cilat përmenden në shkrimet e portaleve.


“Pas pranimit të raportit të Inspektoratit të Shërbimit Korrektues, në varësi nga të gjeturat dhe rekomandimet si dhe në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi, Ministria e Drejtësisë do të ndërmarrë veprimet e duhura”, thuhet në njoftmin e MD, përcjell gazetametro.net

Ministrja e Drejtësisë, Hoxha shpreh përkushtimin si dhe garanton qytetarët e Republikës së Kosovë se puna e Ministrisë së Drejtësisë dhe e institucioneve të cilat veprojnë në kuadër të saj do të jetë transparente dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe nuk do të tolerohet asnjë praktikë që nuk është në pajtim me ligjin. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë