Loading…

Ministrja Hoxha: S’kemi asnjë informacion për takimet e Speciales në Beograd

  • 15/07/2017 | 14:58

Ministrja Hoxha: S’kemi asnjë informacion për takimet e Speciales në Beograd

Ministria e Drejtësisë nuk e ka asnjë informacion se zyrtarë të Gjykatës Speciale janë takuar me udhëheqësit e Serbisë në Beograd. Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, thotë se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës duhet të konfirmojë nëse këto takime kanë ndodhur.


Takimet e zyrtarëve të Speciales me Presidentin e Serbisë i ka konfirmuar Ambasadori i Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku.

Ndërkaq nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk e kanë komentuar letrën e Ambasadorit kosovar në Beograd, Valdet Sadiku, i cili ka konfirmuar takimet e zyrtarëve të Gjykatës Speciale me Presidentin Aleksander Vucic.

Informata e dërguar në MPJ nga Sadiku nuk ka shkuar, madje, as në Ministrinë e Drejtësisë.

Ministrja Dhurata Hoxha, ka thënë për Express, se në momentin që do të ketë zyrtarisht informacione për takime të tilla do të reagojë.

“..Më mire do te ishte qe ta kontaktoni MPJ për te konfirmuar nëse një takim i tille ka ndodhur. Ministria e Drejtësisë nuk ka pranuar një informate zyrtare nga MPJ për një takim te tille”, u shpreh ajo.

“Pra, Ministria e Drejtësisë nuk ka pranuar asnjë informatë as shkresë nga askush në lidhje me takimin e tillë. Kur të pranojmë një informate zyrtare, do te reagojmë në baze të asaj informate”, ka sqaruar ajo.

Sidoqoftë, Gjykata Speciale është shumë afër për të filluar punën e saj dhe të ngre aktakuzat e para për të trajtuar dhe gjykuar krimet e pretenduara të kryera nga ish luftëtarët e UÇK’së para dhe pas luftës.

Gazeta Koha Ditore, sot, ka publikuar dy korrespodenca të Valdet Sadikut drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme. Aty, sqarohet aktiviteti i shtuar i Gjykatës Speciale në Serbi.

Me letrën e parë, Valdet Sadiku e ka informuar MPJ’në se mbështetur në një burim të tij, përfaqësues të Gjykatës Speciale ditëve të fundit kanë pasur takime në Beograd, përfshirë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Aty ka bërë të ditur se Vuçiq ka premtuar se shteti i Serbisë do t’i ofrojë mbështetje maksimale Gjykatës, si në aspektin logjistik, ashtu edhe sa i përket bashkëpunimit me institucionet serbe.

Dhe, ka kërkuar të dijë se si të sillet në raport me këtë institucion që vetëm formalisht është i Kosovës.

Ndërkohë, edhe Arianit Koci, avokat, ka kërkuar reagimin Shtetit të Kosovës ndaj takimeve të zyrtarëve të Gjykatës Speciale me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.

Por, pse është themeluar Gjykata Speciale?

Përgjigja është e qartë: për t’i sqaruar akuzat që janë shkruar nga një zviceran, Dick Martyt, në një raport 30 faqesh, ku i bën përgjegjës udhëheqësit e UÇK’së për krimet e kryera gjatë dhe me krimin e organizuar pas luftës.

Për t’i hetuar këto akuza ishte emëruar edhe Prokurori, Clint Williamson, i cili kishte thënë se do të ngriten përafërsisht dhjetë aktakuza ndaj ish-udhëheqjes së UÇK’së.

Emrat që përmenden më së shumti në raportin e Martyt janë: Hashim Thaçi, Shaip Muja, Kadri Veseli, Azem Syla, Fatmir Limaj , Xhavit Haliti, Haradinaj janë personazhet kryesorë në Raportin e Dick Martyt. Këta ish-udhëheqës të UÇK’së, Marty, i ndërlidh me veprime kriminale të kryera gjatë kohës së luftës dhe pasluftës.

Sidoqoftë, Gjykata Speciale është funksionalizuar para një jave dhe mund të fillojë me aktakuzat e para ndaj të dyshuarve për krimet e kryera para dhe pasluftës në Kosovë./

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë