Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha në një konferencë për media ka deklaruar se, edhe kjo ministri ka pranuar vazhdimisht kërkesa nga vendet e BE’së, për heqjen e taksës, gjë që nënkuptoi se kjo e fundit ka ndikuar edhe në procesin e liberalizmit, transmeton Gazeta Metro.
Hoxha thotë se edhe pse jo drejtpërdrejtë, vendet e BE’së në takimet e fundit kanë kërkuar heqjen e taksës.
‘Nuk kemi informacione zyrtare se vizat janë të lidhura, kërkesa kemi pas në vazhdimësi për heqjen e taksës edhe ne si ministri, takimet në Poloni, Vjenë në takimin e ministrave psh, por jo në mënyrë të drejpërdrejtë. Por është bë një kërkesë mjaftë e zëshme’, ka thënë ajo.
Ndërsa e pyetur lidhur me ndonjë datë të re të liberalizimit, ajo ka thënë se rrethanat janë të tiilla që është vështirë të parashikohet.
‘Nuk është vetëm liberalizimi i vizave një synim i yni. Datat në janë komuniku në takime nga zyrtarët e BE’së për liberalizim, këshilli i ministrave apo vendet anëtare, por nuk morën vendim. Rrethanat janë të vështira, të parashikojmë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt,’ ka thënë ajo.
Kujtojmë se, edhe presidenti Hashim Thaçi ditët e fundit ka deklaruar se procesi i liberalizimit të vizave, tani është lidhur edhe me taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës, ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjë Hercegovinës./gazetametro.net