Loading…

Ministrja Jevtic nuk ka përkrahjen e popullit serb

  • 26/12/2016 | 13:49

Ministrja Jevtic nuk ka përkrahjen e popullit serb

Lubomir Maric, të cilin një pjesë e anëtarëve të Listës Serbe e shkarkoi nga pozita e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, deklaroi se të gjithë ata që i shmangen prioriteteve dhe qëllimeve të përbashkëta nuk do të kenë përkrahjen e popullit.


Pas takimit me kryeministrin serb Aleksandar Vucic, Maric i ka thënë gazetarëve se është me rëndësi qasja e përbashkët.

“Për ne është me rëndësi qasja e përbashkët. Të gjithë ne kemi qëndrim dhe qëllim të njejtë – Asociacionin e komunave serbe (AKS) duhet të jetë prioritet për të gjithë. Të gjithë ata që largohen nga këto prioritete nuk do të kenë përkrahjen e popullit dhe nuk mund të jenë së bashku me ne”, ka thënë Maric, transmeton gazetametro.net.

Në pyetje përse është shkarkuar, Maric ka thënë se përgjegje për këtë duhet të japin ata të cilët e kanë bërë këtë.

a

Jevtic vjen nga partia e Aleksandar Vulin

Ka thënë se ai nuk ka marrë ansjë arsyetim për shkarkimin e tij.

“Ajo që ishte mundur të dëgjohet është se Isa Mustafa nuk ishte i kënaqur me punën time dhe me deklaratat e mia”, shpjegoi Maric duke precizuar se nuk ka përgjegje se përse kryeministri kosovar ka dashur ta shkarkojë.

Ai shtoi se e konsideron vehten politikisht më të pjekur se që është Mustafa.

Duke folur për Mirjana Jevtic’in, e cila e ka marrë vendin e tij në qeverinë e Kosovës, Maric thotë se ajo këtë veprim e ka zbatuar në krye të vet dhe pa u konsultuar me shtetin serb.

Kështu rrjedhë pyetja se kë ajo në të vërtet e përfaqëson, përfundon Maric. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë