Loading…

Ministrja serbe flet për autostradën Prishtinë-Nish

  • 23/03/2017 | 11:33

Ministrja serbe flet për autostradën Prishtinë-Nish

Ministrja e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastukturës të Sërbisë, Zorana Mihajlovic ka thënë se autostrada nga Nishi në Prishtinë do të ndërtohet për të lidhur 100.000 qytetarët serb të Kosovës si dhe do të lidhë shqiptarët me serbët.


Ajo tha se rruga e planifikuar e autostradës së re duke do të jetë mbi Meostine pastaj përmes Prokupljes dhe Kurshumlisë e deri në Merdare pastaj me kalim në Podujevë dhe Prishtinë.

Mihajlovic tha se kjo autostradë do të jetë 77 kilometra dhe do të kushtojë 800 milionë euro. Ministrja gjithashtu shtoi se Serbia do të marrë një port në detin Adriatik, përkatësisht në Durrës.

Sipas saj rëndësia e kësaj autostrade është për të lidhur serbët nga Kosova me Beogradin dhe Nishin, përcjell gazetametro.net

“Politikisht, ky është projekti i parë në të cilin serbët dhe shqiptarët duhet të punojnë së bashku. Çdo njeri është i lodhur nga konflikti, duhet të jetojmë së bashku dhe të punojmë” tha Zorana Mihajlovic. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë