Ministri i Punëve i Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, sot është takuar me ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallström, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Pas takimit në konferencën për media ministrja e jashtme e Suedisë beson se Kosova ka një të ardhme e evropiane, mirëpo për këtë ajo tha se autoritetet e Kosovës i kanë vënë detyra vetes për t’i përmbushur para liberalizimit dhe anëtarësimit në BE, transmeton kp.
“E di që është vështirë përmbushja e kritereve siç është shënimi i vijës kufitare me Malin e Zi dhe lufta kundër korrupsionit, por inkurajoj pozitën dhe opozitën për një dialog, sepse vazhdimi i luftës kundër korrupsionit dhe miratimin e demarkacionit duhet përmbushur për të pasur Kosova liberalizimin e vizave”, tha ajo.
Sipas saj edhe dialogu me Serbinë duhet vazhduar.
Hoxhaj tha se dialogu me Serbinë do të vazhdojë tash pas lirimit të Haradinajt.
Ai tha se me ministren e Suedisë kanë biseduar për shumë çështje ngase Suedia është një shtet mik i Kosovës.
Sipas tij është biseduar për investimet mundshme suedeze në Kosovë sepse Kosova ka përmirësuar klimën ambientale biznesore në vitet e fundit.