Ministrja e re e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se është koha që kosovarët së shpejti të udhëtojnë lirshëm në Evropë. Ajo ka shprehur dëshirën që ta sheh, siç thotë ajo, popullin të udhëtojë lirshëm.
Në këtë përvjetor, vërtetë dëshirojë që populli im së shpejti të jetë në gjendje të udhëtojë lirshëm nëpër Evropë dhe të mos jetë më i izoluar, sepse izolimi dhe muret nuk janë përgjigje ndaj kërcënimeve me të cilat po përballet civilizimi.
Madje, ministrja e Integrimit ka thënë se liberalizimi duhet të ndodhë tani, ose kurrë.
‘Koha është tani ose kurrë…BE-ja ka nevojë për Kosovën dhe Ballkanin sikurse Ballkani që ka nevojë për BE-në, për stabilitet më të mirë politik, prosperitet ekonomik dhe më shumë siguri për rajonin dhe tërë botën. Shprehja e shqetësimit nuk është mesazhi qe ne e kërkojmë nga Brukseli; ne kemi nevojë për veprime dhe masa reale në mënyrë që Ballkani që po lëkundet, të ankorohet në BE’, ka thënë ajo./gazetametro.net