Loading…
Ministrja Zivic takoi kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj
  • 22/08/2019 | 14:53

Ministrja Zivic takoi kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj

Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj,  me të cilin kanë biseduar lidhur me zhvillimet në sektorin e bujqësisë, përfshirë këtu edhe ecurinë e implementimit të programeve mbështetëse të ministrisë për këtë vit, trasnmeton Gazeta Metro.


Ministrja Zivic, ka rikonfirmuar gatishmërinë e saj për të thelluar bashkëpunimin me këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë rajon.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, e njoftoi ministren për zhvillimet në sektorin e bujqësisë në këtë komunë dhe me këtë rast shprehi përkushtimin e  tij për të realizuar projekte zhvillimore në këtë sektor./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë