Loading…

Minstri i ri i MPB’së tregon se kur qytetarët e vendit do të lëvizin lirshëm

  • 17/04/2018 | 22:18

Minstri i ri i MPB’së tregon se kur qytetarët e vendit do të lëvizin lirshëm

Ministri i Brendshëm në Qeverinë e Kosovës, Bejtush Gashi, është shprehur optimist që në fund të vitit 2018 qytetarëve të Kosovës do t’u jetë hequr regjimi i vizave.


Ai ka folur të martën në RTK.

“Tani është vështirë të parashikohet. Fundi i këtij viti do ta gjejë Kosovën me një vendim për liberalizimin e vizave. Të paktën nëse u referohemi deklaratave. Infromacionet janë premtuese”, ka thënë Gashi.

Gashi tha se arrestimi i Gjuriqit është kryer në bazë të ligjeve të Kosovës. “Ne do të veprojmë edhe në të ardhmen. Ai ka shkelur ligjet e Kosovës”, ka thënë ai.

Gashi ka folur investimet në veri.”Ne po punojmë që të krijojmë kushte të mira atje. Është situatë e re. Unë kam qenë atje dhe është situatë e mirë. Edhe ata janë qytetarë të Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij Kosova ka avancuar shumë në gjendjen civile. “MPB ka kryer punë shumë dhe kriteret janë plotësuar të gjitha që i kanë takuar MBP-së”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë