Skuadra e Milanit me shumë vështirësi ka arritur sonte fitore me rezultat 1-3 përballë Empolit, transmeton Gazeta Metro.
Në një ndeshje të komplikuar për ‘Rossonerët’ golin e avantazhit në minutën e 79’të e shënoi anësori kroat, Ante Rebic.
Derisa parashihej se ndeshja po shkonte drejt përfundimit me fitoren e Milanit me rezultat minimal, në skenë doli mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami që shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 91’të.
Por, pa e shijuar mirë gëzimin e golit dy gola të shpejtë për të siguruar fitoren e pestë këtë sezon në Serie A për skuadrën e Stefano Piolit i shënuan, Fode Ballo-Toure dhe Rafael Leao.
Milan me këto tre pikë të reja arrin në kuotën e 17 pikëve dhe gjendet në pozitën e tretë në tabelë. Ndërkaq, Empoli mbetet në vendin e 14’të me shtatë pikë të grumbulluara. /gazetametro.net