Klubi i Ferizajt këtë sezon në Superligën e Kosovës ka pasur probleme në pësimin e golave gjatë minutave shtesë. Para pak çastesh lidhur me këtë çështje ka ardhur reagimi i tyre në Facebook, ku thuhet se nuk do ta vajtojnë këtë realitet, transmeton Gazeta Metro.
Ferizaj gjatë këtij edicioni në katër ndeshje ka pësuar gol në minutat shtesë, derisa i kanë kushtuar me gjashtë pikë të humbura.
Siç thuhet në postimin e skuadrës ata do të vazhdojnë të shikojnë përpara dhe në vazhdim të rikuperojnë pikët e humbura.
”Pra 6 pikë të lëshuara nga duart! Por ne nuk do ta vajtojmë këtë realitet dhe nuk do ankohemi sepse kjo i përket të kaluarës. Do të vazhdojmë duke shikuar përpara, na pret një kampionat me shumë ndeshje e pikë të mbetura.
”Dorëzimi nuk ka qenë e s‘është pjesë e ADN-së tonë. Të bindur që do e kalojmë edhe këtë sfidë, e do ju rikthehemi ndeshjeve të mira e me pikë të fituara,”shkruan FC Ferizaj.
Statistikat që skuadra e udhëhequr nga Andrej Pandic ka pësuar numër të madh të golave në minutat shtesë i ka publikuar më herët gazetari, Arbon Flugaj. /gazetametro.net
Postimi i plotë: