Loading…

Miqtë e Viktor Orbanit e blenë Euronews, BE e gatshme për ndërprerjen e bashkëpunimit me televizionin

  • 23/12/2021 | 17:28

Miqtë e Viktor Orbanit e blenë Euronews, BE e gatshme për ndërprerjen e bashkëpunimit me televizionin

Alpac Capital firma investuese me seli në Portugali ka nënshkruar të premten e javës së kaluar se ka blerë 88 % të aksioneve të Euronews paraprakisht në pronë të biznesmenit egjiptian Naguib Sawiris. Lidhjet e ngushta të Mario David, të atit të drejtorit ekzekutiv të Alpac Capital, me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban kanë nxitur mëdyshje për objektivitetin e raportimit të kanalit paneuropian të lajmeve, transmeton Gazeta Metro.


Lidhjet e ngushta të Alpac Capital me Hungarinë janë bërë një temë e nxehtë e diskutimit sa që vet Orban ju bashkua diskutimit të martën, duke hedhur poshtë pretendimet e ndërhyrjes politike në transmetuesin shumë gjuhësh duke ironizuar madje se partia e tij Fidesz nuk ka plane të krijojë një “perandori botërore” raportoi portali i lajmeve Politico.eu

Firma portugeze e investimeve ka një zyrë në Budapest, dhe ka pranuar kapital nga korporata të mëdha hungareze. Poashtu, kryediplomati hungarez Péter Szijjártó ka ndihmuar në promovimin e çeljes së një fondi të Alpac që kishte synim investimet rajonale në vitin 2017’të.

Kur u pyet për lidhjet e Alpac Capital me Hungarinë, drejtori ekzekutiv i Euronews Michael Peters i ka thënë Politico se përkundër “lidhjeve financiare” të drejtorit ekzekutiv dhe partnerit menaxhues Pedro Vargas, ai “është 100 % i sigurt se projektet e tij financiare kurrë nuk do të ndërhyjnë me Euronews”.

“I kam të gjitha garancitë për pavarësinë editoriale” ka thënë Peters.

Megjithatë, si pjesë e ndryshimit të pronësisë, në bordin e pavarur editorial të Euronews tani do të përfshihen tre persona të zgjedhur nga Alpac, kjo i është konfirmuar Politico nga Peters.

Derisa në Hungari partia në pushtet Fidesz indirekt kontrollon një pjesë të konsiderueshme të mjedisit mediatik, viteve të fundit biznese të ndërlidhura me qeverinë e Hungarisë kanë filluar të investojë në mediat jashtë kufijve të këtij shteti.

Në Slloveni individë dhe kompani  me lidhje në partinë Fidesz kanë investuar në media përkrahëse të aleatit të Orban, kryeministrit slloven Janez Jansa sipas Politico. Ata shtojnë se investitorë hungarezë poashtu kanë blerë disa media në Maqedoninë e Veriut.

Për Komisionin Europian në Bruksel që ka kohë që ka qëndrim antagonist ndaj operacioneve mediatike të Orban, blerja e Euronews nuk është edhe pa rrezik.

Ekzekutivi i BE’së që ka një rol në financim të Euronews, ka deklaruar këtë javë se po monitoron zhvillimet nga afër, “për t’u siguruar se çfarëdo ndryshime në menaxhmentin apo rrjedhën e informacionit editorial nuk do të kenë ndikim në marrëveshjet tona kontraktuale”.

Komisioni Europian ka njoftuar për Politico se relacioni me Euronews mund “ndërpritet” bazuar në disa kushte të caktuar, përfshi prova të mungesës së pavarësisë editoriale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë