Loading…

Miratohet dokumenti kundë korrupsionit dhe Financave të Paligjshme në Ballkanin Perëndimor

  • 25/06/2021 | 14:34

Miratohet dokumenti kundë korrupsionit dhe Financave të Paligjshme në Ballkanin Perëndimor

Është miratuar dokumenti “Udhërrëfyesi Kundër Korrupsionit dhe Financave të Paligjshme në Ballkanin Perëndimor, shkruan Gazeta Metro.


Ky dokumenti është rezultat i punës së delegacioneve nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vjen si rezultat i dakordimeve të kryeministrave si pjesë e procesit të Berlinit.

nga Republika e Kosovës të pranishëm ishin ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu si dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në fjalën e saj, Haxhiu shprehu përkushtimin për hapat konkret në drejtim të luftës kundër-korrupsion duke theksuar se luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, është njëri ndër top prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, për çka edhe kishin fituar mbi 50% të besimit të qytetarëve në zgjedhjet e shkurtit të këtij viti.

Në njoftimin për media thuhet se Haxhiu veçoi miratimin e koncept-dokumentit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe hartimin e projektligjit, kompletimin dhe miratimin e pakos ligjore kundër-korrupsion, zhvillimin e procesit të vettingut si një hap i rëndësishëm në rritjen e integritetit dhe besimit në sistemin e drejtësisë si dhe hapat tjerë konkret të cilat do t’i ndërmerr Ministria e Drejtësisë në drejtim të shtimit të kapaciteteve profesionale dhe njerëzore në drejtim të adresimit të luftës kundër-korrupsion.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë përfaqësues nga Republika e Kosovës, Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë