Loading…

Miratohet në parim rishikimi i buxhetit për vitin 2021

  • 16/07/2021 | 17:30

Miratohet në parim rishikimi i buxhetit për vitin 2021

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 68 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim, kanë miratuar në parim projektligji mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës.


Pas dy orëve diskutim për këtë buxhet, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca njoftoi se ky projektligj është miratuar në parim.

“Konstatoj se me 68 vota për, një votë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi e mori këtë vendim, pra miratohet në parim projektligji 08/016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 07/L 041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2021”, ka deklaruar Konjufca.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë