Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Programin për Reforma në Ekonomi 2017, si dhe vendime tjera nga përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore të saj.
Ekzekutivit gjatë mbledhjes së sotme ka aprovuar edhe  vendimin për Koordinimin e Aktit të Biznesit të Vogël për Evropën, që është një nga dokumentet thelbësore dhe ka një kornizë gjithëpërfshirëse për politikat e BE-së për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme.
Poashtu Qeveria ka emëruar Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm në Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës.