Loading…

Miratohet projektligji për Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’

  • 08/04/2026 | 14:30

Miratohet projektligji për Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar rëndësinë e këtij projektligji, duke theksuar bazën e tij dhe standardet që synon të garantojë:


“Ky projektligj i bazuar në marrëveshjen e arritur për organizimin e Lojërave Mesdhetare në Republikën e Kosovës “Prishtina” 2030 është projekt me interes të lartë publik dhe kombëtar. Ai garanton që organizimi i kësaj ngjarje madhore të bëhet me përgjegjësi të plotë institucionale me standarde të larta transparence integriteti dhe menaxhimi efikas të fondeve publike. Përmes këtij investimi strategjik ne jo vetëm që forcojmë infrastrukturën sportive dhe zhvillimin ekonomik por e vendosim Kosovën në hartën ndërkombëtare si vend që organizon ngjarje të mëdha me dinjitet dhe profesionalizëm. Ky është një investim në rinin tonë në sportin tonë dhe në imazhin ndërkombëtar të shtetit. Kjo është një dëshmi e besimit në potencialin tonë dhe vizionit për një Kosovë që konkurron dhe përfaqësohet denjësisht në skenën ndërkombëtare”, tha Kurti.

Lexo po ashtuBamforth shpallet MVP i javës së 27-të në SuperligëNga ana tjetër, ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka dhënë detaje mbi aspektin financiar dhe organizativ të projektit, duke sqaruar burimet dhe strukturën e financimit:

“Përmes këtij ligji qeveria do të miratojë shfrytëzimin e fondeve publike për organizimin e Lojërave Mesdhetare në shumën prej të paktën 253 milionë euro. Ky projekt ligj rregullon gjithashtu kompetencat e Komunitetit Olimpik të Kosovës të komunës së Prishtinës si dhe komunave të tjera të cilat do të përmbushin obligimet e tyre në raport me organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Në përputhje me mbështetjen financiare të garantuar nga qeveria e Republikës së Kosovës në dokumentin e kandidaturës, burimi kryesor i financimit për organizimin e Lojërave Mesdhetare do të jetë buxheti i shtetit të Republikës së Kosovës. Gjithashtu konsiderojmë se përmes këtij projektligji do të lejohen mekanizma adekuat për organizimin e ngjarjeve sportive duke paraparë bashkëpunimin institucional dhe duke siguruar që do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për realizimin sa më të suksesshëm të tyre”, tha Gashani.
Projektligji i miratuar përcakton qartë rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve shtetërore, përfshirë Komitetin Olimpik të Kosovës dhe komunat përkatëse, duke krijuar një kornizë të plotë ligjore për organizimin e kësaj ngjarjeje madhore. Pas votimit në Kuvend, hapet rruga për nisjen e përgatitjeve konkrete për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, të cilat synojnë ta vendosin Kosovën në mesin e organizatorëve të rëndësishëm të ngjarjeve sportive ndërkombëtare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë