Loading…

Mirena ‘lëvdon’ VV’në për diçka: Mbetet grupi parlamentar më tarrnakop, që veç sytë ja kqyrin liderit

  • 06/05/2026 | 17:44

Mirena ‘lëvdon’ VV’në për diçka: Mbetet grupi parlamentar më tarrnakop, që veç sytë ja kqyrin liderit

Gazetari e komentatori politik, Ilir Mirena, e përmblodhi shkurt nivelin e kualitetit të përfaqësimit në Kuvend të Kosovës. I veçoi të rinjtë e subjekteve opozitare që shpërthyen në skenë por më së shumti u rezervua të komentojë qendrueshmërinë e grupit të Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Gazeta Metro.


Mirena shkroi të mërkurën me vlerësim për deputetë të rinjë që dolën në skenë dhe përfaqësuan me dinjitet qytetarët që e vlerësoi si një indikator shpresëdhënës.

“Sado qe legjislatura e fundit e Kuvendit te Kosoves ishte shume jeteshkurter, kemi pa qe gjate kesaj periudhe kane shkelqyer disa deputet te rinje te partive opozitare. S’po i permendi me emra, se e harroje ndonje.

Kane ditur te debatojne, kane ngritur çeshtje me rendesi per qytetaret, dhe kane tregu cilesi dhe nivel te debatit politik. Pra, japin shprese qe gradualisht skena politike mund te ndryshohet per mire.”

Aty ku u përqendroi ironinë ishte te grupi i deputetëve të LVV’së që kanë shkëlqyer për tjetër gjë siç shkruan, besnikërinë e pashoq ndaj liderit. E theksoi se ka përjashtime por janë aq të rralla sa nuk çojnë peshë.

“A qe me kane klub i tarrnakopave, qe veç syte ja kqyrin liderit te tyre, ishte dhe vazhdon te mbetet grupi parlamentar i partise se Vetevendosjes. Me ndonje perjashtim tejet te rralle, secili me terrnakop se tjetri.”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë