Loading…
Mirena: Nisma e Veselit u dha fund karrierave politike të njerëzve si Besim Beqaj
  • 19/06/2019 | 22:01

Mirena: Nisma e Veselit u dha fund karrierave politike të njerëzve si Besim Beqaj

Gazetari dhe publicisti, Ilir Mirena ka thënë se nisma e sotme e kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, për largimin e zyrtarëve me aktakuza duhet përshëndetur – raporton Periskopi. 


Në Debat Plus në Tv Dukagjini, Mirena ka thënë se kjo tregon që Veseli e ka marrë timonin e PDK’së.

“Kjo tregon që ai ka marrë timonin e PDK’së. vendimi I sotëm është që kushdo që tenton të fusë të njëjtit njerëz me aktakuza nëpër pozita në parti, do të jetë e vështirë. Është e vështirë që një njeri që është në procese gjyqësore, të bëhet pjesë e Qeverisë, pas kësaj nisme të Veselit”, ka thënë Mirena.

Sipas tij, vendimi i sotëm i Veselit u ka dhënë fund karrierave politike të individëve, si Besim Beqaj.

“Unë mendoj se Besim Beqaj e politikanë të tillë kanë përfunduar  karrierën politike”, shtoi ai.

Tutje, Mirena tha se nisma të tilla është e rëndësishme të përkrahen, e jo të kërkohet cilësi morale nga individët që i ndërmarrin ato./

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë