Analisti politik Ilir Mirena konsideron se PSD u bashkua në koalicion me AAK-në për shkak se kishte frikë se po të garonte e vetme në zgjedhje nuk do ta kalojë pragun në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen së shpejti.
Mirena në Debat Plus në RTV Dukagjini ku janë të ftuar Daut Haradinaj nga AAK dhe Dardan Molliqaj nga PSD tha se ky koalicion nuk është i natyrshëm siç deklaroi Molliqaj por se dyja partitë i kanë interesat e veta.
Ai tha se ky koalicion është i panatyrshëm sepse kanë dallime të mëdha në ideologji.
Nga Molliqaj dhe Haradinaj u tha se ky koalicion do të jetë fitues në këto zgjedhje./gazetametro.net