Loading…

Mirësevini në Florida: Familja gjeti aligatorin duke u ‘çlodhur’ në pishinën e tyre

  • 28/05/2020 | 14:38

Mirësevini në Florida: Familja gjeti aligatorin duke u ‘çlodhur’ në pishinën e tyre

Familja që po kalonte pushimet në shtetin e Florida në SHBA në fillim të këtij muaji u përballën me një pamje të papritur: një aligator mbi një lundruese gome në formë aligatori në pishinën e tyre, transmeton Gazeta Metro.


Së pari aligatori i kishte tërhequr vëmendjen qenit të familjes i cili i kishte lehur aligatorit gjithë ditën. Familja nuk ishte brengosur shumë kur ai ishte në liqenin afër pronës por të nesërmen ai ju kishte zaptuar pishinën.

Familja pastaj kishte njoftuar një kujdestar kafshësh të egra që e nxori prej aty të paftuarin.

Kryefamiljari i tha Miami New Times se nga shteti që vjen ai në Georgia ka aligatorë por në Florida ai tha se ata janë ‘fqinjë’./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë