Një sasi e madhe e mishit të ngrirë që nga viti 1982 ka arritur deri në portin Tivar në Mal të Zi dhe siç njoftohet janë marrë të gjitha masat që ky mishë të mos arrijë në destinacionet e synuara.
Si destinacion është edhe Kosova që ky mish mund të gjejë tregun, por zyrtarë të Agjencisë dhe Veterinës në Kosovë i kanë thënë koha.net se janë në dijeni për këtë ngarkesë mishi e cila ka mbërri deri tek porti detar i fqinjit tonë perëndimor.
Lamir Thaçi, zyrtar i AUV-it ka thënë se inspektorët janë në të gjitha pikat kufitare dhe se asnjë ngarkesë në Kosovë nuk kalon pa u kryer të gjitha procedurat doganore ndër të cilat hynë edhe verifikimi veterinar ushqimor.
Siç njofton portali b92, Drejtoria doganore e Serbisë ka dhënë urdhër te të gjitha doganat që të ndërmarrin masa të shtuara ndaj qarkullimit të mallrave e të udhëtarëve.
Ajo ka frikë se me theks të posaçëm në vendkalimet kufitare në Mal të Zi, Maqedoni, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.
Në vendkalimet kufitare, siç thotë një kumtesa e Inspektoratit Kufitar Veterinar, kalimi i mishit, të gjallë ose të ngrirë, nuk është i mundur vërtetimi përkatës të këtij Inspektorati.