Loading…

Miss Izraeli vs Miss Terrorizmi: Tallen keq me gruan antisemite të Mamdanit

  • 06/05/2026 | 15:08

Miss Izraeli vs Miss Terrorizmi: Tallen keq me gruan antisemite të Mamdanit

Mis Izraeli, Melanie Shiraz, 27 vjeçe, ka deklaruar se gjatë një vizite në Brooklyn për një aktivitet në Konsullatën Izraelite, ajo është ulur rastësisht pranë Rama Duwaji, bashkëshortes së kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, transmeton Gazeta Metro.


Sipas saj, takimi fillimisht ka qenë i qetë dhe miqësor, madje ajo ka nisur një video të shkurtër selfie ku Duwaji shihet duke buzëqeshur.

“Ajo u ul pikërisht pranë meje. Cilat janë shanset?” , ka thënë Shiraz.

Megjithatë, ajo pretendon se situata ndryshoi pasi u prezantua si Mis Izraeli.

“I thashë se jam Miss Izraeli, dhe pastaj ajo nuk donte të komunikonte më me mua. Tronditëse,” tha Shiraz.

Në videon 3-sekondëshe të publikuar prej saj, Duwaji shihet duke buzëqeshur në kamerë, por më pas duket se përpiqet të largohet nga kuadri ndërsa flet diçka jashtë mikrofonit.

Shiraz shton se reagimi i saj ndryshoi menjëherë pas prezantimit ku i tregoi se vjen nga Izraeli.

“Ajo ishte e sjellshme, por qartësisht e ndryshoi tonin e saj.”

Ajo pretendon gjithashtu se i ka përmendur Duwaji-t disa qëndrime të saj të mëparshme publike në rrjete sociale, duke thënë se është e rëndësishme të ketë dialog pa çnjerëzim të palës tjetër./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë