Loading…

“Miss Mary Edith Durham dhe shqiptarët” një botim në dy gjuhë nga Muzeu Kombëtar

  • 07/04/2021 | 12:24

“Miss Mary Edith Durham dhe shqiptarët” një botim në dy gjuhë nga Muzeu Kombëtar

Muzeu Historik Kombëtar ka botuar përmbledhjen dygjuhëshe shqip dhe anglisht me kumtesat e Konferencës Shkencore “Miss Mary Edith Durham dhe shqiptarët”.


Studiuesit me kumtesat e tyre sollën fakte nga jeta dhe vepra e Miss Mary Edith Durhamit. Ndër kumtesat mund të veçojmë:

Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar: “Antropologji dhe udhëtime: Shqipëria e Edith Durhamit”;

Prof. Dr. Bardhosh Gaçe: “Miss Durhami dhe A. Herberti në mbështetje të Qeverisë së Ismail Qemalit”.

Gjithashtu një trajtim shumë interesant është edhe ai i sjell nga Elizabeth Gowing: “Sandalet që u larguan: artefakte të mbledhura nga Edith Durham në muzetë e Mbretërisë së Bashkuar”.

Gjithashtu Dr. Abaz Hado në kumtesën e tij sjell temën: “Fryma romantike dhe sinqeriteti në vizatimet dhe skicat e Edith Durham”.

Dr. Tatjana Haxhimihali: “Miss Mery Edith Durham në korrespondencën e saj me Mr. Joseph Swire (1928 – 1929/31)”;

Dr. Shpend Bengu: “Komunikimi pamor ndër shqiptarë, në dëshmitë e Edith Durham”;

Robert Wilton: “Bizanti në Londër – Mary Edith Durham dhe marrëdhëniet britanike me Shqipërinë”;

Prof. Ass. Dr. Frederik Stamati: “Dy çentro nga Edith Durham”;

Dr. Rovena Vata: “Tradita shqiptare në syrin e Edith Durhamit gjatë udhëpërshkrimeve nëpër Shqipëri”;

Prof. Ass. Dr. Bernard Zotaj: “Edith Durham për luftëtarët shqiptarë”;

Andrea Llukani: “Kristianizmi dhe uniatizmi i shpatarakëve, sipas Edith Durhamit”;

Dr. Paulin Pushimaj: “Drishti, nga vizita e M. E. Durham në ditët e sotme”;

Qerim Vrioni: “Një velë  në  Bunë. Mbi  një  foto  të  Edith  Durham”. / DiasporaShqiptare / GazetaMetro

Më të fundit
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë