Loading…
Misteri i akullit të gjelbër: Askush nuk e di si krijohet
  • 05/04/2019 | 14:30

Misteri i akullit të gjelbër: Askush nuk e di si krijohet

Nëpër Antarktik lundrojnë akullkanaja të gjelbra, ndërsa askush ende nuk ia ka dalë të shpjegojë prej nga e kanë atë ngjyrë, transmeton Gazeta Metro

Akullnajat e gjelbra janë pjesë e mitologjisë së Antarktikut. Nga shekulli XVIII hulumtuesit kanë vërejtur copat e mëdha të akullit në fund të botës. Misteri i akullit të gjelbër shkencën e mundon tash e 200 vjet, por vetëm tash një ekip i Universitetit të Uashingtonit është në rrugë për ta zgjidhur misterin.

Ideja e tyre është se kjo ngjyrë vjen prej hekurit, të cilin akullnajat e kanë marrë nga formacioni, ndërsa hekuri vjen nga fundi i Antarktikut. Atëherë akullnajat e bartin pluhurin e hekurit në oqean, ku me të ushqehen fitoplanktonet, organizam mikroskopikë me të cilët ushqehen balenat, zooplanktonet dhe meduzat dhe llojet e tjera nënujore.

“Kjo është si bartja e pakovë në postë. Akullnaja mund ta bartë akullin larg në oqean, ta shkrijë dhe t’ua dorëzojë fitoplanktoneve, të cilat e pdërdorin si nutricient. Gjithmonë kemi menduar se akullnajat e gjelbra janë vetëm kuriozitet, por tash mendojmë se janë vërtet të rëndësishme”, ka thënë njëri prej hulumtusve.

Ai thotë se udhëtimi ka filluar në vitin 1988. Atëherë e kanë marrë një mostër nga akulli afër Antarktikut lindor.

“Kur jemi ngjitur në akullnajë, ajo që vërehej më së shumti ishte ngjyra e gjelbër, se pastërtia. Nuk kishte balona të vegjël me ajër, ishte e qartë se kjo nuk është akullnajë e rëndomtë”, thotë ai.

Por, kjo ende nuk e shpjegon të gjelbrën. Në fillim është menduar se mund të jetë karbon i shkrirë, por ai është i berdhë. Dhe, e verdha dhe e kaltra, në fund të fundit – e përbëjnë të gjelbrën. Por testet kanë treguar se ka njësoj karbon, si edhe çdo akullnajë tjetër mesatare.

Në vitin 2016, studimi të cilin e ka udhëhequr Laura Herraiz Berreguore në universitetin e Sauthemptonit ka ofruar një zgjidhje. Hulumtimi i saj ka treguar se akullnajat e gjelbra kanë 500 herë më shumë hekur.

Kjo tash krijon një problem të ri, prej nga vjen gjithë ai hekur. Tash mendojnë se ai është lym glacial (apo ‘miell’), sediment më i rafinuar se rëra të cilin e bart uji. Ai është i ngrirë anembanë botës në akullnaja, por shtesa e hekurit ndoshta është ai përbërësi i recetës, i cili akullnajat e Antarktikut i bën të gjelbra./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë