Loading…
Misteri i cili zgjat me vite: Kush e ka harruar aeroplanin në aeroport?
  • 02/02/2019 | 18:04

Misteri i cili zgjat me vite: Kush e ka harruar aeroplanin në aeroport?

Deri sa shumë aeroplan përfundojnë në hedhurina, rrallëherë ndodh që aeroplanë funksionalë të lihen të braktisur në aeroporte, transmeton Gazeta Metro.

Mirëpo, ekziston edhe ana tjetër – në një aeroport spanjoll si rekuizit nga një kohë tjetër qëndron një aeroplan. Zyrtarët e aeroportit Adolfo Suarez-Madrid Barajas përpiqen ta gjejnë pronarin e aeroplanit, i cili ka vite që është “i parkuar në pistë”.

Drejtoresha e aeroportit Elena Majoral ka bërë një noftim zyrtar se “aeroplani me sa duket është braktisur” në aeroport.

Fjala është për aeroplanin McDonnell Douglas MD87, numri i regjistrimit i të cilit është EC KRV.

Që misteri të jetë edhe më i madh, askush nuk mund ta thotë me saktësi se sa kohë është i parkuar ai aeroplan.

Duhet përkujtuar se një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Malajzi para disa vitesh, kur është bërë e ditur se tre boeingë të mëdhenje presin pronarët të braktisur në aeroport./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë