Loading…

Misteri i formimit të gropës më të madhe dhe të thellë në botë

  • 23/11/2022 | 19:53

Misteri i formimit të gropës më të madhe dhe të thellë në botë

U zbulua në vitin 1994, por gjeologët ende nuk janë të sigurt se si është formuar. Një humnerë e thellë në komunën rurale Chongqing në Kinë, ka zgjuar kureshtjen e studiuesve prej vitesh. Disa madje mendojnë se formacioni misterioz është rezultat i përplasjes së një meteori në Tokë.


Të tjerë besojnë se u formua gradualisht gjatë 128.000 vitesh, pasi uji që derdhej në lumenjtë nëntokësorë, gdhendi shkëmbinjtë gëlqerorë përreth saj.

Me përmasa 660 metra thellësi, Xiaozhai Tiankeng është gropa më e thellë dhe më e madhe në botë. Tiankeng do të thotë “Gropa qiellore” dhe në fundin e saj të errët fshihet një botë e vërtetë e nëndheshme, ku strehohet një ekosistem i pasur me rreth 1285 lloje bimore dhe shtazore.

Në sezonin e shirave, një ujëvarë vërshon në grykën e humnerës, duke ushqyer kështu lumenjtë nëntokësorë dhe një rrjet ujor në shpellat poshtë saj. Ndonëse vendasit e kanë ditur për ekzistencën e humnerës për shekuj me radhë, ajo u zbulua nga eksploruesit britanikë që po përpiqeshin të studionin sistemin ujor të shpellave nëntokësore në këtë zonë. Pavarësisht se përpjekjet për të lundruar në rrjedhjen e lumit nëntokësor kanë qenë të shpeshta, shkencëtarët nuk ia kanë dalë dot.

Për këtë shkak, kjo humnerë e thellë dhe e errët, mbetet një nga misteret më të mëdha gjeologjike të Kinës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë