Loading…
Misteri i vdekjes së Aleksandrit të Madh
  • 29/01/2019 | 20:33

Misteri i vdekjes së Aleksandrit të Madh

Teoritë e mëparshme për vdekjen e Aleksandri të Madh  kanë përfunduar se ai vdiq nga infeksioni, alkooli apo vrasja. Por, sipas një studim të ri arriti thuhet  se ai u prek nga çrregullimi neurologjik Guillain-Barré Syndrome (GBS), i cili mund ta ketë lënë të  paralizua, trasnmeton Gazeta Metro

Historianët shprehen se Aleksandri i Madh nuk vdiq menjëherë, por u paralizuar për 6 ditë përpara se të vdiste.

Në një artikull të botuar në Buletinin e Historisë së Lashtë, Dr Katherine Hall, një Ligjëruese e Lartë në Shkollën e Mjekësisë Dunedin dhe mjeke praktikante, thotë se teoritë e mëparshme rreth vdekjes së tij nuk kanë qenë të kënaqshme pasi nuk shpjegojnë të gjithë ngjarjen.

“Dua të nxis debat të ri dhe ndoshta të rishkruaj librat e historisë duke argumentuar se vdekja e vërtetë e Aleksandrit ishte gjashtë ditë më vonë se sa është thënë”, tha ajo. ‘Vdekja e tij mund të jetë rasti më i famshëm i pseudotankos, ose diagnoza e rreme e vdekjes, e regjistruar ndonjëherë.

Fillimisht, thuhet se  32-vjeçari ka pasur ethe; dhimbje barku; paralizë progresive, simetrike, në rritje; vuajtje që e shoqëruan deri në vdekje. Sipas një raporti nga epoka romake, Aleksandri vdiq duke ia lënë mbretërinë e tij ‘më të fortë’ ose ‘më të denjë’ të gjeneralëve të tij. Në një version tjetër, ai vdiq pa thënë asnjë fjalë në koma, pa bërë asnjë plan për mbarëvajtjen e mbretërisë. ” Trupi i Aleksandrit nuk tregoi shenja dekompozimi edhe 6 ditë pas vdekjes së tij”, tha Dr Hall.

Këto vështirësi, së bashku me llojin e paralizës së trupit të tij (zakonisht të shkaktuar nga GBS) dhe ulur kërkesat e oksigjenit,  zvogëlonte dukshmërinë e frymëmarrjes së tij. Këto fakte tregojnë se ruajtja e trupit të tij në formë të shkëlqyer, nuk ndodhte për shkak të një mrekullie, por për shkak se ai nuk kishte vdekur akoma./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë