Loading…

Misteri që s’u zgjidhë asnjëherë: Kush i qëlloi vëllezërit Kenedy

  • 25/06/2019 | 23:25

Misteri që s’u zgjidhë asnjëherë: Kush i qëlloi vëllezërit Kenedy

Vrasja e presidentit të Shteteve të Bashkuara Xhon Kenedi më 22 nëntor 1963, vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më shokuese të shekullit 20. Vrasja e vëllait të tij Robert Kenedi më 5 qershor 1968 i shtohet teorive konspirative. Në të dyja rastet, u akuzua një person i armatosur, shkruan Gazeta Metro.


Në të dyja vdekjet pyetjet që shtrohen janë: A ishte një tjetër qitës në kodrën me bar nga ku u vra Xhon Kenedi gjatë paradës?

Si mundi të qëllonte qitësi Presidentin nga një distancë e tillë, për më tepër që makina ishte në lëvizje? Gjykata e Lartë e Drejtësisë arriti në përfundimin se Li Harvi Osvald ishte i vetmi vrasës, por një sondazh i bërë 6 dekada më vonë tregoi se 60% e amerikanëve nuk e besojnë këtë. Li Harvi Osvald u qëllua për vdekje në një rajon policie në Dallas.

Ndërsa përsa i përket Robert Kenedit, një dëshmitar tha për CNN në 2012-n se ajo kishte dëgjuar dy të shtëna armësh gjatë vrasjes në Los Anxheles më 1968-n./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë