Loading…
Mit a realitet: A ka detoksikimi fare kuptim
  • 10/02/2019 | 23:36

Mit a realitet: A ka detoksikimi fare kuptim

Disa konstatime për “detoksikimin” e organizmit mund të tingëllojnë shkëlqyeshëm, si më shumë energji, tretje më e mirë dhe pastrim i organeve, por në të vërtetë është mit se trupit tuaj i duhet detoksikimi, transmeton Gazeta Metro.


Në të vërtetë, ju jeni të lindur me sistemin më të mirë detoksikues, i cili u nevojitet. Tërë detoksikimin tuaj e bëjnë mëlçia jua, veshkat, lëkura, mushkritë e zorrët.

“Detoksikimet janë marifete marketingu, e jo realitet ushqimor”, thonë ekspertët nga „The British Dietetic Association“.

“E vetmja mënyrë e jetës e cila u nevojitet është kombinimi i ushqimit të kombinuar, të shëndetshëm me ushtrime fizike dhe evitimi i shprehive të dëmshme si pirja e duhanit”, thotë dietietistja Catherine Collins.

Sipas udhëzuesit anglez për shëndet “Eatwell”, shumica e asaj që hamë duhet të përmbajë pemë e perime, pastaj karbohidrate amidoni, ndërsa proteinat dhe prodhimet e qumështit konsumojini në sasi të matura. Rekomandohet që shumiva e yndyrërave në suqhim të jenë të pangopura”, shkruan “The Guardian”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë